Arrestohet një grua në Indi – kaloi nëpër urën e shenjtë lakuriq

Arrestohet një grua në Indi – kaloi nëpër urën e shenjtë lakuriq

Një grua franceze 27 vjeçare është arrestuar pasi ka bërë një video nudo (lakuriq) të saj në një urë në Indi e cila konsiderohet e shenjtë mbi lumin Ganges, shkruan CNN, njofton Insajderi.

Gruaja, që më vonë u identifikua vetëm si Marie-Helene, ishte ndaluar me 27 gusht nga policia lokale indiane në shtetin verior të Indisë në Uttarakhand.

Lakshman Jhula është një urë rreth pesë kilometra në veri të qyteti të Rishikesh.

Thuhet se perëndia hindu Lakshmana e ka kaluar lumin Ganges me litar pikërisht në vendin ku tashmë qëndron ura. Lumi konsiderohet i shenjtë në hinduizëm dhe është i gjatë afër 2704 kilometra mësipërmes Indisë e deri në Bangladesh.

Policia i kanë thënë CNN-it se gruaja e bëri videon në mënyrë që ta reklamojë biznesin e saj të bizhuterive.

Marie-Helene ka folur për agjencinë franceze të lajmeve AFP, duke thënë, pos tjerash, se “më vjen keq nëse kam lënduar komunitetin lokal” dhe se “nuk kam qenë mjaftueshëm e vetëdijshme për specifikat kulturore”./Insajderi.com