Policia ka arrestuar një person pasi që i njëjti kishte qenë duke shitur bileta futbolli në tregun e zi.
Nga i dyshuari janë konfiskuar 6 bileta të dyshuara për falsifikim. Në stacion policor janë paraqitur katër ankues, të cilët kanë deklaruar se nga i dyshuari kishin blerë bileta në shuma të ndryshme dhe më pas kishin kuptuar se biletat ishin të falsifikuara.
Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Për t’a zgjedhur këtë problem është munduar edhe Federata e Futbollit të Kosovës, e cila hapi një sistem online për blerjen e biletave, por as kjo formë nuk ka rezultuar e suksesshme. Ankesat kanë vazhduar, tani ka dyshime edhe për këtë sistem./Insajderi.com