Arrestohet një person pasi që shiste bileta të falsifikuara

Arrestohet një person pasi që shiste bileta të falsifikuara

Policia ka arrestuar një person pasi që i njëjti kishte qenë duke shitur bileta futbolli në tregun e zi.

Nga i dyshuari janë konfiskuar 6  bileta të dyshuara për falsifikim. Në stacion policor janë paraqitur katër ankues, të cilët kanë deklaruar se nga i dyshuari kishin blerë bileta në shuma të ndryshme dhe më pas kishin kuptuar se biletat ishin të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë që edhe Prokuroria Speciale e Shtetit ka filluar hetimet rreth procesit të shitjes së biletave për ndeshjet e zhvilluara nga kombëtarja e Kosovës.

Për t’a zgjedhur këtë problem është munduar edhe Federata e Futbollit të Kosovës, e cila hapi një sistem online për blerjen e biletave, por as kjo formë nuk ka rezultuar e suksesshme. Ankesat kanë vazhduar, tani ka dyshime edhe për këtë sistem./Insajderi.com