Arrestohet një punëtor i konsullatës britanike në Hong Kong

Në kumtesën e Ministrisë së Jashtme kineze pretendohet se britaniku i ka shkelur ligjet, por nuk ka precizuar se për çfarë bëhet fjalë.

Arrestohet një punëtor i konsullatës britanike në Hong Kong

Një punëtor i konsullatës britanike në Hong Kong është arrestuar në qytetin kinez Shenzhen, ka kumtuar Ministria e Jashtme e Kinës.

Në kumtesën e Ministrisë kineze pretendohet se britaniku i ka shkelur ligjet, por nuk ka precizuar se për çfarë bëhet fjalë, transmeton Reuters.

Ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe ka kumtuar se është thellë e brengosur për shkak të pretendimeve se një i punësuar në konsullatën britanike në Hong Kong është zhdukur pasi ka shkuar zyrtarisht në Kinës.

Kjo ministri ka pretenduar se ka kërkuar  informata nga Hong Kongu dhe nga provinca Guangdong në lidhje me të punësuarin i cili, siç transmeton AP, është ndaluar derisa kalonte nga qyteti kinez Shenzhen në Hong Kong.

Mediet lokale lajmërojnë se bëhet fjalë për Simon Man-kit, i cili është i ngarkuar për çështje të tregtisë dhe investimeve.

Ai ka marrë pjesë në një ngjarje afariste në Shenzhen më 8 gusht.

Pretendohet se nuk është kthyer në Hong Kong edhe pse ishte planifikuar që të kthehet me tren ditën e njëjtë./Insajderi.com.