
Sipas akuzave, vajzave, disa të reja 14 vjeç, iu dhanë qindra dollarë për aktet seksuale.
Ai përballet me një akuzë për trafik seksual dhe një komplot trafikimi seksual.
I akuzuari “gjithashtu i pagoi disa prej viktimave të tij për të rekrutuar vajza shtesë për t’u keqtrajtuar në mënyrë të ngjashme”, pohon dokumenti.
Ai komplotoi me të tjerët “duke përfshirë punonjësit dhe bashkëpunëtorët”, të cilët ndihmuan të planifikonin takime në rezidencën e Manhatanit dhe atë Palm Beach, thuhet.
Epstein ka pohuar se ai besonte se vajzat ishin të paktën 18 vjeç dhe se takimet ishin konsensuale.
Epstein dikur ishte mik i princit Andreë, ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe Presidentit Donald Trump.
Bill Klinton ka lëshuar një deklaratë duke thënë se ai “nuk di asgjë për krimet e tmerrshme”.
Ai udhëtoi me “një total prej katër udhëtimeve në aeroplanin e Jeffrey Epsteinit” dhe pati një takim me të në 2002, thoshte deklarata.
Por zoti Clinton tha se nuk “ka folur me Epstein për më shumë se një dekadë”.
Epstein ishte akuzuar më parë për abuzimin me dhjetra vajza adoleshente midis viteve 1999 dhe 2007.
Por ai arriti një marrëveshje mbi pranimin e fajësisë për të shmangur akuzat për trafikimin seksi në këtë rast.