Arrestohet reperi i njohur – protestat e dhunshme vazhdojnë në Spanjë

Arrestohet reperi i njohur – protestat e dhunshme vazhdojnë në Spanjë
Burimi i fotografisë: Emilio Morenatti/AP

Para dy ditësh, Reperi spanjoll Pablo Hasel i cili bllokoi veten brenda një universiteti për të shmangur një burgun u arrestua, njoftoi BBC, transmeton Insajderi.

Policia katalanase hyri në Universitetin e Lleida dhe e ndaloi atë një ditë pasi ai mbërriti atje me mbështetësit. Hasel po përballet nëntë muaj burgim për lavdërimin e terrorizmit dhe shpifjen kundër kurorës dhe institucioneve shtetërore në Twitter dhe tekstet që sulmonin monarkinë dhe policinë.

Ai duhej të dorëzohej javën e kaluar, por e sfidoi urdhrin. Kur u morr nga forcat e policisë Hasel dëgjohej duke bërtitur “ata kurrë nuk do të na heshtin; vdekja për shtetin fashist”.

Që nga dita e martë, shpërthyen protesta në qytete në të gjithë vendin. Në Barcelonë mijëra u mblodhën, duke tundur pankarta me shkrim “Lironi Pablo-n” përpara se policia të hapte zjarrin ndërsa demonstruesit i vinin flakën koshave të plehrave.

Më shumë se 200 artistë, përfshirë drejtorin e filmit Pedro Almodóvar dhe yllin e Hollivudit Javier Bardem, kishin nënshkruar një peticion kundër dënimit të tij me burg, i cili u mbështet nga një gjykatë spanjolle. Amnesty International shkroi në Twitter se arrestimi i Hasel ishte një lajm i tmerrshëm për lirinë e shprehjes në Spanjë. /Insajderi.com