Arrihet marrëveshja mes dy palëve, Odegaard do të transferohet te Arsenali

Arrihet marrëveshja mes dy palëve, Odegaard do të transferohet te Arsenali

Martin Odegaard duket se do të largohet nga Real Madrid pas një vere plotë spekulime për të.

Norvegjezi ishte i huazuar gjatë gjysmës së edicionit të kaluar te Arsenali, por megjithëse panë pak nga cilësit e tij, ai është shndërruar nga objektivat kryesor të “The Gunners”, shkruan Shqip.com.

Por që atëherë, është bërë e qartë se Odegaard do të kalonte sezonin e ardhshëm në Londër, duke qenë pas zgjedhjeve si Luka Modric, Toni Kroos, Fede Valverde e Isco.

Në fakt, 22-vjeçari mbeti jashtë listës së lojtarëve të ftuar për ndeshjen e parë të LaLigës, në të cilën Real Madrid pati përball Alaves.

Ky pritet të jetë fakti kryesor pse mesfushori norvegjez është detyruar të largohet nga Madridi, dhe këtë herë në një marrëveshje të përhershme.

Sipas eksperitit të transferimeve, Fabrizio Romano, Odegaard tashmë ka rënë dakord të bashkohet me Arsenalin, në një kontratë deri në vitin 2026.

 

 

Martin Odegaard u transferua te Real Madrid në verën e vitit 2014, kur ishte vetëm 15-vjeçar dhe konsiderohej si një nga talentët më premtues./Insajderi.com