Është vetëm qështje orësh që Lionel Messi të zyrtarizohet te Paris Saint-Germain, shkruan Shqip.com.
Ylli argjentinas u largua nga Barcelona pas 21 vitesh të kaluara në klubin katalanas, ku edhe pse arriti marrëveshje për të nënshkruar kontratën e re, kjo gjë nuk u arrit për shkak të problemve financiare të katalanasve.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Messi do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2023 me mundësi zgjatje edhe për një vit tjetër.
34-vjeçari i ka të garantuara 25 milionë euro plus bonuset, e që paga e tij në total brenda vitit pritet të shkojë deri në 35 milionë euro.
Raportohet se parisienët kishin punuar gjatë gjithë vitit për ta sjellë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë në “Parc des Princes”.
Por, tani sheikët po ia dalin ta mbyllin marrëveshjen me njërin nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit, kësaj here me parametra zero./Insajderi.com