Arrihet marrëveshja që korporatat shumëkombëshe të paguajnë më shumë taksa

Arrihet marrëveshja që korporatat shumëkombëshe të paguajnë më shumë taksa

Grupi i ekonomive të përparuara G7 ka arritur një marrëveshje “historike” për taksimin e kompanive shumëkombëshe.

Ministrat e Financave që u takuan në Londër ranë dakord për të luftuar shmangien e taksave përmes masave për t’i bërë kompanitë të paguajnë në vendet ku ata bëjnë biznes.

Ata gjithashtu ranë dakord në parim për një normë minimale globale të taksës së korporatave prej 15% për të shmangur vendet që ulnin më shumë njëri-tjetrin, raporton BBC.

Gjigandët e teknologjisë si Amazon dhe Google mund të jenë ndër kompanitë e prekura.

Është raportuar këtë javë që një filial irlandez i Microsoft kishte paguar taksë zero të korporatës me fitim $ 315 miliardë (222 miliardë £) vitin e kaluar sepse ishte rezident në Bermuda për qëllime tatimore. /Insajderi.com