Arrihet marrëveshja që Uashingtoni të paguaj më pak në buxhet të NATO-s

Vendet anëtare të NATO-s kanë arritur marrëveshje e cila do t’i mundësojë SHBA të zvogëlojnë kontributin e tyre në buxhetin e Aleancës, me përjashtim të Francës, e cila ka refuzuar të merr pjesë në ndarjen e re, kanë thënë disa zyrtarë të kësaj aleance.

Arrihet marrëveshja që Uashingtoni të paguaj më pak në buxhet të NATO-s

Marrëveshja është arritur disa ditë para samitit të NATO-s, i cili mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në Londër dhe ku pritet të merr pjesë edhe presidenti i SHBA Donald Trump. Në samitin e kaluar, të vitit 2018, Trump ka kërkuar zvogëlimin e kontributit të vendit të tij.

SHBA aktualisht paguajnë 22.1 për qind të buxhetit të NATO-s, e që e kap vlerën prej 2,5 miliardë dollarëve (2,37 miliardë euro) në vitin 2019. Gjermania jep 14,7 për qind, sipas formulës së bazuar në GDP të çdo shteti. Franca kontribuon me 10,5 për qind të buxhetit.

Sipas metodologjisë se re, SHBA do ta zvogëlojnë kontributin e tyre në 16,35 për qind të vlerës së përgjithshme, e Gjermania do ta risë në nivelin e njëjtë. Vendet tjera anëtare, përveç Francës, kanë pranuar të paguajnë më shumë në buxhet. Për shkak të refuzimit të Francës ta pranojë këtë, aleatët tjerë u detyruan ta rishikojnë çelësin sipas të cilit paguhet, kanë thënë zyrtarët.Insajderi.com.