Arrihet marrëveshje bashkëpunimi mes të Kosovës dhe Malit të Zi, për bashkëpunim në fushën e hotelerisë dhe turizmit

Arrihet marrëveshje bashkëpunimi mes të Kosovës dhe Malit të Zi, për bashkëpunim në fushën e hotelerisë dhe turizmit

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka nënshkruar marrëveshjen me Drejtorin e Turizmit në Mal të Zi, Gëzim Hajdinaga për bashkëpunimin në fushën e hotelerisë dhe turizmit, përcjell Insajderi.

Sogojeva tha se njëri nga qëllimet kryesore është punësimi sezonal i punëtorëve.

“Një prej qëllimeve kryesore janë punëtorët sezonalë sepse fuqitë punëtore që i kemi rezervë ose më shumë që nëse kërkohet të vijnë të punojnë gjatë sezonit dhe nëpërmjet Odës kjo është e realizueshme për të gjitha të drejtat e tyre”, tha ai për Klan Kosova.

Kryetari i kësaj ode, tha se pjesë e marrëveshjes është se Kosova merr garancion për turistët e saj, dhe për çfarëdo mosmarrëveshje të jenë të dakorduar të dyja palët.

Kjo marrëveshje është qeveritare në këtë mënyrë ne e marrim një garancion që turistët tash e tutje në njëfarë forme do të jenë në kontrollin tonë që për çfarëdo mosmarrëveshje gjatë kalimit të kufirit dhe rreth akomodimit në njëfarë mënyre të jemi të koordinuar të dyja palët”, theksoi ai. /Insajderi.com