Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në kampionatin e Rusisë, ku portieri Denis Popov arriti rekord edhe pse ekipi i tij Rostov pësoi humbje 10:1 nga Sochi.
Ndeshja u zhvillua të premten mbrëma, ku ishte pikërisht ekipi Rostov që kaloi në epërsi, por më pas Sochi i realizoi dhjetë gola.
Portieri 17 vjeçar, u desh të futej në lojë sepse skuadra është prekur nga virusi Corona, gjashtë lojtarë janë infektuar, e për këtë shkak skuadra e seniorëve është karantinuar.
Kjo nuk pengoi portierin Popov të arrij rekord të të gjitha kohërave në Premier Ligën ruse, sepse bëri 15 pritje përfshirë edhe një penallti, brenda një ndeshje.
Edhe pse i pranoi dhjetë gola, Popov fitoi çmimin ‘Man of the Mathc’!
Në anën tjetër, bashkë lojtari i tij, Roman Romanov u bë futbollisti më i ri në moshë që shënon gol në një ndeshje të superligës ruse.
Ashtu si portieri edhe Romanov është 17 vjeçar, ku shënoi golin e vetëm për ekipin Rostov.
Aktualisht, Rostov është në vendin e katërt në tabelë, kurse Schoi në të nëntin.
/Insajderi.com/
What a save from FC Rostov 17-year-old goalkeeper Denis Popov!#RPL #SochiRostov pic.twitter.com/cNRLhJ7jL8
— Russian Premier Liga (@premierliga_en) June 19, 2020