Arritje historike – Drita kalon në rrethin e tretë të kualifikimeve për Europa Ligë

Arritje historike – Drita kalon në rrethin e tretë të kualifikimeve për Europa Ligë

Kampioni i Kosovës në futboll, Drita, ka bërë një arritje historike, duke e mposhtur ekipin nga Maqedonia, Sileksin, kështu duke arritur rrethin e tretë të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0 me 0, por në pjesën e dytë, Drita ka shënuar menjëherë në minutën e 48’, përmes Gërbeshit, transmeton Insajderi.

Epërsinë e thelloi Limani, në minutën e 80’, për ta bërë rezultatin 0 me 2, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.

Kjo arritje, është suksesi më i madh i ndonjë klubi nga Kosova në arenën ndërkombëtare.

Drita, do ta vazhdojnë garën për kualifikimin në raundin e katërt dhe përballë do të ketë ekipin e Legia, që është një ekip i njohur dhe me traditë në futbollin evropian./Insajderi.com