
Skuadra shqiptare e Deçiqit ka shkruar historinë në kampionatin e Malit të Zi, duke siguruar kualifikimin për në finalen e Kupës ku do të përballet me Buduçnostin, njofton Insajderi.
Shqiptarët e Tuzit, arritën të triumfonin ditën e sotme, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Iskras me rezultatin 1-0, teksa sfida e parë përfundoi me rezultatin 0-0.
Golin e vetëm të sfidës e shënoi Danilo Pesukiç në minutën e 51-të. Pas këtij kualifikimi historik, një festë e jashtëzakonshme ka shpërthyer ne stadiumin e qytetit të Tuzit, ku tifozët shqiptarë krijuan një atmosferë elektrizuese. /Insajderi.com