Arsenal afër transferimit të super mbrojtësit nga Lille

Arsenal afër transferimit të super mbrojtësit nga Lille

Gabriel Magalhaes duket se do të largohet nga Lille këtë sezon, me një numër të madh ekipesh të interesuara.
22 vjeçari pati një sezon fantastik duke qenë një prej lojtarëve kyç tek ekipi francez, të cilët përfunduan në pozitën e katërt në këtë sezon. Paraqitjet e tij kanë tërhekur interesimin e shumë klubeve të mëdha, kryesisht nga Premier Liga. Sipas raporteve, janë Manchester United, Everton dhe Arsenal tre ekipet më serioze në interesimin e tyre, por me gjasë Arsenal është afër finalizimit të marrëveshjes pas marëdhënieve të mira me klubin francez.
“Është e vërtetë që ai dëshiron të largohet dhe të provojë diçka të re. Ne nuk kemi marrë një vendim ende, por kemi pranuar shumë oferta për të. Mendoj se një klub është më afër se klubet tjera, por ende nuk është finalizuar asgjë, do të shohim.”- u shpreh presidenti i Lille, Gerard Lopez, raporton Insajderi.

Arsenal ka vite që po ka probleme në fazën defansive, dhe si duket këtë sezon e kanë bërë prioritet që t’a përforcojnë këtë pozitë, dhe padyshim që transferimi i brazilianit 22 vjeçar do të ndihmojë.