Arsenal barazon me Southampton

Arsenal barazon me Southampton

Pesë ndeshjet e fundit 0 fitore, teksa ka barazuar në dy ndeshje dhe tri ka humbur. Arsenali i Mikel Artetës është zhytur në krizë të thellë rezultatesh, njofton Insjaderi.

“Topçnjtë” nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Southamptonit, duke mbetur në vendin e 15-të në renditjen tabelore në Premier League.

Theo Walcott, ishte njeriu që ndëshkoi Arsenalin në minutën e 18-të, ndërkohë që Aubameyang barazoi shifrat në të 52-tën minutë. Skuadra e Artetës e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Gabriel në minutën e 62-të.

Ndërkohë në dy sfidat e tjera që filluan në orën 19:00 në ligën angleze, Leeds i Bielsës mposhti Newcastle 5-2. Triumf i artë edhe për Evertonin e Ançelotit në transfertë ndaj Leicester me rezultat 2:0. /Insajderi.com