Arsenal-Chelsea, statistikat përpara finales së FA Cup

Arsenal-Chelsea, statistikat përpara finales së FA Cup

Sot në 18:30  Arsenal dhe Chelsea do të diskutojnë finalen e FA Cup. Ndërkohë ju ftojmë t’ i hedhim një vështrim statistikave që servir Opta.

Kjo është finalja e dytë e FA Cup mes Arsenal-it dhe Chelsea-t. “Topçinjtë” kanë triumfuar në FA Cup në 2002-in në Kardif 2-0 me gola të Ray Parlour dhe Freddie Ljungberg.

Një sukses për Arsenal-in do t’u jepte atyre trofeun e 13-të duke tejkaluar kështu Manchester United që numëron 12. Nëse Chelsea fiton, Blutë do të kenë po aq trofe të FA Cup sa edhe Tottenham (8).

Arsene Wenger do të mund të fitonte trofeun e 3 të FA Cup në 4 sezonet e fundit. Me këtë trofe ai do të vendoste një rekord suksesesh në këtë kompeticion për një menaxher (7).

Antonio Conte mund të bëhet trajneri i 5 italian që fiton FA Cup, 3 nga 4 të fundit e kanë arritur në drejtimin e Chelsea (Vialli 2000, Ancelotti 2010, Mancini 2011 dhe Di Matteo 2012).

Chelsea nuk ka humbur asnjë nga 4 finalet e fundit të tij në FA Cup, të cilat janë luajtur të gjitha në Wembley (2007, 2009, 2010 dhe 2012).

Kjo është pjesëmarrja e 20 e Arsenal-it në finalen e FA Cup, numri më i lartë në historinë e këtij kompeticioni. Arsenal nuk ka humbur asnjë nga 5 finalet e tij të fundit të kompeticionit, shkruan Telesport.al.

Pedro ka shënuar 4 herë dhe ka dhuruar 2 pasime vendimtare gjatë rrugëtimit të Chelsea-t në FA Cup. Një spanjoll ka shënuar në finalen e FA Cup në dy nga tre sezonet e fundit (Santi Cazorla në 2014 dhe Juan Mata në 2016).

Theo Walcott është golashënuesi më i mirë në komepticion me 5 gola. Ai kishte hapur serinë e golave për Arsenal-in në 2015-ën ndaj Aston Villa (4-0).

John Terry është i vetmi lotjar i Chelsea-t që ka mundur Liverpool-in në 2012-ën dhe luan ende për Blutë. Ai ka qenë kapiteni i Chelsea-t në 4 sukseset e fundit në FA Cup.Do të jerë ndeshja e 57 e Wenger ndaj Chelse-t si trajner i Arsenal-it (21F, 14H, 21B).