Arsenal dhe Barcelona pranë shkëmbimit Guendouzi-Coutinho

Arsenal dhe Barcelona pranë shkëmbimit Guendouzi-Coutinho

Ekipi i Arsenal dhe i Barcelonës, janë duke e menduar një shkëmbim interesant.

Barcelona po synon ta shkëmbejë Philip Coutinhon me mesfushorin e Arsenal, Mateo Guendouzi, menjëherë pasi braziliani të kthehet nga huazimi që ishte tek Bayern Munich. Mikel Arteta e pëlqen shumë lojtarin e Barcelonës dhe është i gatshëm ta sakrifikojë mesfushorin francez, që llogaritet se ka një të ardhme shumë premtuese, raporton Daily Express, transmeton Insajderi.

Philip Coutinho ishte blerë nga Liverpool, por ai nuk arriti assesi të adaptohet në ekipin e Barcelonës dhe ai u huazua tek Bayern, por as atje nuk bindi për më shumë./Insajderi.com