Mikel Arteta është duke u munduar që të bëjë një skuadër të fortë dhe konkurruese në të gjitha garat ku ata marrin pjesë. Por klubi po përballet me humbje të mëdha financiare dhe mossuksesi në fushë, vetëm sa po i vështirëson punët e klubit, raporton Insajderi.
30 milionë euro janë deklaruar si humbje, nëse klubi i Arsenal dështon të kualifikohet në garat evropiane, rrjedhimisht ata nuk mund të blejnë lojtarë, pa shitur fillimisht. Emra si Lacazette, Ozil dhe Auabameyang janë emrat më të përfolur për largim nga Arsenal dhe me paratë e shitjeve ë tyre, Arteta mund të blejë lojtarë të tjerë, për të ndërtuar ekipin e tij./Insajderi.com.