
Arsenal ka dërguar Konstantinos Mavropanos përsëri në huazim te Stuttgard edhe për edicionin e ardhshëm, shkruan Insajderi.
Mbrojtësi grek, i cili u bashkua me “Topçinjët” nga PAS Giannina tre vjet më parë, do të vazhdoj aventurën e tij në “Mercedes-Benz Arena” edhe për sezonin e ardhshëm.
23 vjeçari do të bashkohet me shokët e tij te Stuttgard përsëri, para fillimit të sezonit, pasi ata do të përpiqen të përmirësojnë vendin e tyre të nëntë në Bundesliga edicionin e kaluar.
Edicionin që lam pas, greku zhvilloi 22 paraqitje me ekipin gjerman në të gjitha garat./insajderi.com