Ekipi i Arsenal ka hapur sot sezonin e ri në Ligën Premier të Anglisë, duke fituar me rezultat të thellë prej 3 me 0 ndaj ekipit të Fulham.
Ekipi i Mikel Arteta, e ka dominuar ndeshjen në tërësi dhe që në minutën e 8;, ka shënuar golin e parë, përmes Lacazette – pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë, në pah dolën dy transferet e reja, Willian asistoi për mbrojtësin Gabriel, i cili realizoi gol në debutim me ekipin e Arsenal.
Willian arriti të bëjë edhe një asistim, këtë radhë për Aubameyang, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar prej 3 me 0.
Dy lojtarët e transferuar në këtë verë nga Arsenal, Willian dhe Gabriel, patën paraqitje fenomenale në fushë./Insajderi.com.