Ekipi i Arsenal, ka arritur ta mposhtë ekipin e Chelsea, për ta fituar finalen e Fa Cup, për herë të 14 në histori të klubit.
Pjesa e parë ishte mbyllur me rezultat të barabartë, në pjesën e dytë, Arsenal arriti që të shënoi në minutën e 67’, përmes Aubameyang, i cili shënoi një gol maestral.
Në minutën e 73’, gjërat u përkeqësuan për Chelsean, kur Mateo Kovacic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pas dy ndërhyrjeve të tij ndaj Granit Xhaka.
Me këtë arritje, Arsenal siguron pjesëmarrjen në Evropa Ligë, pas dështimit që këtë ta bënte përmes Premier Ligës.
Ky është titulli i parë i Mikel Arteta, pas emërimit të tij si trajner i ekipit të Arsenal./Insajderi.com.