Portieri australian Mat Ryan u transferua në Arsenal nga Brighton & Hove Albion në huazim për pjesën e mbetur të sezonit, njofton Insajderi.
“Ky është fokusi im, të vijë këtu dhe të punoj shumë, ta ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të përmirësohem si lojtar dhe si person. Nuk kam dyshime se jam në mjedisin e duhur për ta bërë këtë”, citohet Ryan në njoftimin e klubit Arsenal.
Ryan më parë ka luajtur për klubin spanjoll Valencia, si dhe për klubet belge Club Brugge KV dhe KRC Genk.
Ai ka regjistruar 59 paraqitje për ekipin kombëtar të Australisë, duke ndihmuar kombëtaren e tij të fitojë Kupën e Azisë në vitin 2015.
Ryan fitoi çmimin e portierit më të mirë në turneun e vitit 2015 që u mbajt në Australi.
Portieri 28 vjeçar do të veshë fanellën e klubit Arsenal me numrin 33. /Insajderi.com