Arsenal humb përsëri, kësaj radhe nga Burnley

Arsenal humb përsëri, kësaj radhe nga Burnley

Arsenal ka shijuar humbjen e radhës në Premier League, teksa në javën e 12-të në Premier League është mposhtur në shtëpi nga Burnely me rezultat minimal 1:0, njofton Insajderi.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, derisa goli i vetëm në ndeshje u shënua në pjesën e dytë, autori i të cilit është sulmuesi i Arsenal, Aubameyang që shënoi në portën e vet në minutën e 73-të në ndeshje.

Për Arsenalin e ndëshkua direkt me karton të kuq Granit Xhaka, pasi në minutën 58-të Xhaka kapi për fyti lojtarin kundërshtar.

Kjo është humbja e tretë radhazi për Arsenalin, pasi në pesë ndeshjet e fundit ekipi i Artetas ka katër disfata dhe një barazim.

Me këtë fitore Burnley ngritët në vendin e 17 në ligë me nëntë pikë, ndërsa Arsenal mbetet në vendin e 15 me 13 pikë në tabelë. /Insajderi.com