Arsenal i ndërpret kontratën mbrojtësit grek

Arsenal i ndërpret kontratën mbrojtësit grek

Sokratis Papastadopulos nuk është më lojtar i Arsenalit. Ka qenë vetë klubi londinez, që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, bën me dije se ka ndërprerë kontratën me mbrojtësin grek, njofton Insajderi.

Shkak për këtë është bërë se grekut nuk mund t’i garantoheshin më shumë hapësira dhe tani është i lirë për të zgjedhur skuadrën e re ku do të vazhdojë karrierën.

Në komunikatën e bërë nga klubi thuhet: “Duke bashkëpunuar nga afër me Sokratis dhe skuadrën, kemi vendosur të shkëpusim kontratën për arsye të njëjta. Kjo i jep Papa lirinë në negociojë me klubin e ri dhe të rikthehet në aksion sa më shpejtë të jetë e mundur”, shkruan klubi londinez. /Insajderi.com