Mikel Arteta ka refuzuar të diskutojë për huazimin e Martin Odegaard-it nga Reali i Madridit këtë muaj, por nuk e ka përjashtuar që “Topçinjtë” do të shohin për përforcime pas largimit të Ozil dhe Sokratis, njofton Insajderi.
Drejtori teknik i “Topçinjve”, Edu, ka nisur bisedimet për huazimin e mesfushorit 22 vjeçar, por londinezët kanë edhe konkurrencën e Sociedad dhe Sevilla-s.
Odegaard dëshiron që të largohet këtë merkato nga “Bernabeu” për të pasur mundësinë që të aktivizohet më shumë. “Unë nuk mund të komentoj për lojtarë të skuadrave të tjera. Por për shkak të lëvizjeve dalëse në merkato, do shohim mundësinë për t’u përforcuar në pozicione të ndryshme”, tha trajneri Arteta. /Insajderi.com