Arsenal merr vendim për Mikel Arteta

Arsenal merr vendim për Mikel Arteta

Mikel Arteta do të vazhdojë punën si trajneri i Arsenalit, pavarësisht startit tejet të dobët me tre humbje në tri ndeshjet e para në Premier League.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat angleze, të cilat citojnë burime pranë pronarit të Arsenal, Stan Kroenke, i cili duket se ka vendosur t’i japë një tjetër shans trajnerit spanjoll.

Lëndimet e lojtarëve, merkatoja e vonuar dhe shorti i vështirë në javën e dytë e të tretë, kanë qenë rrethanat që kanë lehtësuar qështjen e teknikut spanjoll, por natyrisht se këtë herë i është dhënë ultimatum t’i kthehet rezultateve pozitive.

39-vjeçari tani do të ketë kohë të punojë më shumë me skuadrën, e cila do të kthehet në fushë vetëm pas 11 shtatorit në ndeshjen kundër Norwich.

Në përgjithësi, kalendari i shtatorit për “The Gunners” sjellë ndeshje relativisht të lehta, pasi rezervon vetëm një ndeshje më të vëshirë, atë kundër Tottenham Hotspur më 26 shtator./Insajderi.com