Arsenal mposht Leicester-in si mysafir

Arsenal mposht Leicester-in si mysafir

Arsenali ka marrë një fitore spektakolare ditën e sotme, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-1 Leicester City-n, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Premier League, njofton Insajderi.

“Topçinjtë” e nisën shumë keq ndeshjen, teksa e panë veten në disavantazh që në minutën e gjashtë, kur Tielemans kaloi në avantazh vendasit. Megjithatë skuadra e Artetës nuk u dorëzua dhe në minutën e 39-të barazoi shifrat me David Luiz, para se Lacazette të përmbyste rezultatin në minutën e 47-të me penallti.

Pjesa e dytë nisi aty ku u mbyll e para, me Arsenalin më kërkues, të cilët gjetën përsëri golin. Këtë herë ishte Nicolas Pepe, i cili shënoi në minutën e 52-të, atë që ishte edhe goli i fundit për këtë sfidë.

Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në vendin e nëntë me 37 pikë duke lënë pas Tottenham-in, ndërkohë që Leicester mbetet në vendin e tretë me 49 pikë. /Insajderi.com