Arsenal mposht Liverpool-in – fiton Fa Community Shield

Arsenal mposht Liverpool-in – fiton Fa Community Shield

Pas Fa Cup, Arsenal, ka arritur të fitojë edhe titullin e Fa Community Shield, pas fitores në penallti ndaj kampionit të Premier Ligë, Liverpool.

Pjesa e parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 0 për Arsenal, të cilët shënuan përmes sulmuesit kryesor të tyre, Aubameyang, i cili realizoi një gol të bukur nga jashtë zonës së rreptësisë, në minutën e 12’, të ndeshjes, njofton Insajderi.

Në pjesën e dytë, Liverpool arriti që të barazojë rezultatin, duke shënuar përmes Minamino, në minutën e 73’.

Loja e rregullt përfundoi me këtë rezultat të barabartë dhe ndeshja shkoi në penallti.

Arsenal ishin 100% të saktë nga ekzekutimet e tyre, ndërsa Liverpool, gaboi vetëm njëherë, kur sulmuesi I ri, Ryan Browster e qëlloi shtyllen.

Ky është tituli i dytë për trajnerin e ri të Arsenal, Mikel Arteta dhe atë Brenda një kohe shumë të shkurtër./Insajderi.com