Arsenal ka mposhtur si mysafir, skuadrën e Manchester United me rezultat minimal prej 1:0, njofton Insajderi.
Pjesa e parë filloi mjaftë mirë për Arsenalin që ka krijuar disa shanse të mira për shënim dhe kishin posedimin e topit, por duke u mbyllur pjesa e parë me rezultat të barabartë, pa gola.
Në pjesën e dytë, mysafirët shënuan nga penalltia me sulmuesin nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang, pasi kishte shkaktuar më herët 11 metërshin mesfushori francez, Paul Pogba. Deri në fund, skuadra që drejtohet nga Mikel Arteta arriti që të mbante epërsinë, për t’u larguar nga “Old Trafford” me tre pikë.
Pas javës së shtatë, Arsenali gjendet në vendin e tetë me 12 pikë, derisa United është në vendin e 15 me vetëm shtatë pikë. /Insajderi.com