Klubi anglez, Arsenal ka nisur bisedimet me Wolverhampton Wanderers për mesfushorin Ruben Neves, transmeton Insajderi.
E ardhmja e portugezit mbetet e padefinuar pas largimit të trajnerit Nuno Espirito Santos.
Mesfushori ka një numër atributesh që do t’i përshtateshin stilit të lojës së “Topçinjëve”, duke përfshirë pasimet e gjata dhe goditjet e lira.
Përveç Neves, Arsenali ka shprehur interesim edhe për mesfushorin e Brighton, Yves Bissouma, i cili tashmë ka shprehur interesimin e tij për tu transferuar në veri të Londrës./insajderi.com