Arsenal pagoi klauzolën e Partey, pa dijeninë e Atletico Madrid

Arsenal pagoi klauzolën e Partey, pa dijeninë e Atletico Madrid

Diego Simeone dhe Atletico janë zemëruar nga mënyra se si Arsenal transferoi Thomas Partey duke aktivizuar klauzolën e prishjes së kontratës së mesfushorit në minutat e fundit përpara se të mbyllej merkato, njofton Insajderi.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, londinezët nuk e njoftuan Atletico de Madrid se do të paguanin klauzolën dhe gjithçka e bënë 32’ minuta përpara se të mbyllej afati kalimtar në Spanjë.

“La Liga njoftoi Atletico në orën 23:28 të së hënës se përfaqësuesit e Arsenal kishin paguar klauzolën e Partey në selinë e La Ligës. Lojtari e ndërpreu kështu në mënyrë të njëanshme kontratën e tij me klubin, e cila skadonte më 30 qershor 2023”, thuhet në deklaratën e Atletico Madrid. /Insajderi.com