Paraqitjet e mira të Granit Xhakës me Zvicrën në “EURO 2020”, siç duket i kanë rritur vlerën mesfushorit, shkruan Insajderi.
Interesim për transferimin e tij, tash e sa kohë ka shprehur Roma, të cilat sipas raportimeve të fundit kanë bërë edhe ofertë zyrtare prej 15 milion euro për të.
Por, Arsenal nuk do të shesin për këtë shumë mesfushorin shqiptar, pasi ata i kanë bërë të ditur skuadrës nga kryeqyteti italian se nuk do të negociojnë nëse oferta është nën 20 milion euro.
Xhaka me “Gunners” ka kontratë deri në qershorin e vitit 2023, por për shkak të interesimit të skuadrave për shërbimet e tij, ai mund të largohet gjatë kësaj vere.
Përveç Romës, raportohet se interesim për të ka shprehur edhe skuadra tjetër italiane, Juventus.
28-vjeçari u bashkua me Arsenalin në verën e vitit 2016 nga Borussia Monchenglandbach për 40.5 milion euro.
Gjatë kësaj periudhe me klubin ai ka shënuar nëntë gola në 98 paraqitje në të gjitha garat për ta./Insajderi.com