Arsenal të gatshëm t’i ofrojnë Hector Bellerin te Inter

Arsenal të gatshëm t’i ofrojnë Hector Bellerin te Inter

Skuadra angleze Arsenal, janë të gatshëm ta huazojnë Hector Bellerin te Inter, transmeton Insajderi.

Topçinjët do të ishin të gatshëm ta huazojnë lojtarin vetëm nëse skuadra italiane pranon që në marrëveshje të përfshihet edhe blerja e lojtarit pas përfundimit të huazimit.

“Gazzetta dello Sport” raporton se skuadra angleze do të dëshironte 25 milion euro për Bellerin si detyrim për ta blerë atë në fund të huazimit.

Në rast se Inter nuk pranon një marrëveshje të tillë, ata janë pas mbrojtësit të Chelseat, Davide Zappacosta.

“Neroazzurët” janë në kërkim të një mbrojtësi të krahut pas largimit të Achraf Hakimit drejt PSG./insajderi.com