
E ardhmja e Granit Xhakës, do të jetë larg Arsenalit. Klubi anglez e ka vendosur tashmë dhe mesfushori nuk është në planet për sezonin e ardhshëm, njofton Insajderi.
Te Arsenali kanë vendosur për lëvizjet që do bëjnë në merkato dhe fillimisht po punohet për largimet. Në listën e lojtarëve që pritet të largohen, është Xhaka, së bashku me Guoendouzi, Torreiran dhe Willian.
Në gjurmët e Xhakës është vënë Roma, me trajnerin Mourinho, që thuhet se e kërkon në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm. /Insajderi.com