
Newcastle United dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së 34-të në Premier League, përcjell Insajderi.
Loja pritet të zhvillohet në stadiumin “St. James’ Park’”, me fillim nga ora 15:00, ku Arsenali luan si mysafir.
Në këtë takim nga minuta e parë pritet të luajë edhe futbollisti shqiptar Granit Xhaka.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.
Newcastle do të luajë më formacionin 5-3-2, ndërsa Arsenali 4-2-3-1.
Newcastle: Dubravka; Murphy, Fernandez, Clark, Dummett, Ritchie, Shelvey, Longstaff, Almiron, Wilson, Saint-Maximin.
Arsenal: Ryan; Bellerin, David Luiz, Gabriel, Xhaka, Elneny, Ceballos,Willian, Odegaard, Martinelli; Aubameyang./Insajderi.com.