Arsenali ka kaluar në raundin tjetër të Kupës së Ligës, pasi ka mposhtur 4-0 në udhëtim skuadrën e kategorisë së dytë angleze, Nottingham Forest.
![Xhaka dhe Perez i japin buzëqeshje Wenger-it [video]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2016/09/xhaku-3-730x440.jpg)
Sulmuesi i sapo transferuar nga Deportivo La Coruna Lucas Perez me dy gola, Granit Xhaka dhe Oxlade-Chamberlain me nga një, ishin realizatorë për Arsenalin në këtë takim.
Arsenali do të takohet me rivalin lokal, Chelsea, këtë të shtunë në kuadër të Premier Ligës angleze në “Emirates”. /Insajderi.com