Arsenali i gatshëm të thyej rekordin për të transferuar Mbappen

Arsenali i gatshëm të thyej rekordin për të transferuar Mbappen

Gazeta e famshme spanjolle “Marca” raporton se Arsen Wengerka dërguar ofertë për yllin e skuadrës së Monacos Kylian Mbappe.

Oferta e parë e bërë nga Arsenali nuk kishte bindur drejtuesit e Monacos që t’ia shesin yllin skuadrës së Arsenalit, por oferta e dytë e bërë sot sipas gazetës do të thyente cdo rekord, për faktin se Wengerka dërguar ofertë prej 123 milionë euro.

Wengerbesohet se ka pasur një takim prej tri orës me talentin 18 vjeçar në mënyrë që ta bind atë për të kaluar në Arsenal.

Në anën tjetër gazeta tjetër franceze “France Futboll” njofton se pavarësisht transferimit të Alexsandre Lacazettes, Mbappe vazhdon të jetë objektivi kryesor i Arsenalit.

Skuadër tjetër që është e interesuar për talentin francez është edhe Real Madrid, por Wenger duket se ka provuar ta bind Mbappen për një të ardhme më të mirë nëse ai transferohet në Londër.