Arsenali humb në minutat shtesë

Arsenali humb në minutat shtesë

Arsenali ka humbur në minutat shtesë ndaj Watfordit me rezultat 2 me 1 në Ligën Premier.

Ishte një ndeshje e dominuar nga Topçinjtë, edhe pse në fund vendasit çuditërisht ishin më aktiv.

Pjesa e parë ishte e heshtur, rasti më i mirë ishte nga Mohamed Elneny në minutën e 29-të dhe natyrisht goli nga Per Mertesacker në minutën e 40-të.

Goli ishte i asistuar nga Granit Xhaka dhe ky ishte asistimi i tretë sezonal për shqiptarin.

Goli i barazimit nga vendasit erdhi në minutën e 71-të nga Troy Deeny nga pika e bardhë.

Kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte me barazim, në skenë doli Tom Cleverly, i cili shënoi në minutat shtesë të takimit.

Pas kësaj fitore Watfordi ngjitet në pozitën e katër me 15 pikë, ndërsa Arsenali bie në të gjashtën me 13 pikë.

http://www.dailymotion.com/video/x64ldiq