Lojë dramatike

Arsenali kalon në gjysmëfinale të FA Cup

Arsenali ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup me fitoren 2-1 kundër Sheffield United.

Arsenali kalon në gjysmëfinale të FA Cup

Arsenali e filloi më mirë ndeshjen dhe si rezultat i dominimit të lojës, ata shënuan të parët në minutën e 25-të përmes Nikolas Pepe, njofton Insajderi

Pjesa e parë përfundoi me këtë gol, ndërsa në të dytën u shënuan edhe dy të tjera.

Gjatë pjesës së dytë  vendasit nuk u dorëzuan aq lehtë dhe arritën t’i barazonin shifrat me golin e shënuar nga David McGoldrick (87’).

Mirëpo Skuadra që udhëhiqet nga Mikel Arteta arriti që në sekondat e fundit të takimit të shënonte golin e epërsisë për herë të dytë me anë të Dani Ceballos duke e përmbyllur takimin në mënyrë dramatike. /Insajderi.com