Arsenali me ofertë të re për Ozillin

Arsenali me ofertë të re për Ozillin

Drejtuesit e Arsenalit po përgatitin një ofertë të re për mesfushorin gjerman, Mesut Ozil.

Tabloidi britanik, Daily Mail, ka zbuluar se Arsenali ka bërë gati një ofertë marramendëse për Mesut Ozilin.

Sipas kësaj gazete, klubi londinez do t’i ofroj pagë prej 300 mijë futëve në javë apo 353 euro ose afro 17 milionë euro në vit për ta vazhduar kontratën.

Ozil, ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2018, përderisa më herët e kishte refuzuar ofertën e parë prej 250 mijë funteve.

Arsenali përveç krizës së rezultateve, ka krizë edhe me vazhdimin e kontratave për dy yjet e skuadrës, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez.

Duke e parë rrezikun e largimit nga Emirates, drejtuesit e Arsenalit e kanë rritur ofertën për ta bindur ish anëtarin e Real Madridit që të vazhdoj kontratën.

Arsenali ka vazhduar me rezultate të dobëta edhe javën e fundit dukë pësuar humbje ka rivali i Londrës Tottenham. ‘Gunners’ gjendën në vendin e gjashtë me 60 pikë të grumbulluara nga 33 ndeshje me pak shanse për kualifikim në Ligën e Kampionëve.