Arsenali pas talentit të Barcelonës

Arsenali pas talentit të Barcelonës

Arsenali në janar do të provojë huazimin e mesfushorit të Barcelonës, Riqui Puig, njofton Insajderi.

“Topçinjtë” kanë nisur një sezon shumë të dobët duke fituar vetëm 20 pikë pas 16 ndeshjeve. Sipas AS, Arsenali ka nisur interesimin për ta huazuar Puig, që ka dështuar të gjejë vetën në formacionin e Ronald Koemanit.

Spanjolli ka zhvilluar vetëm 80 minuta, derisa pëlqehet edhe nga gjiganti italian, AC Milan. Arsenali preferon mundësinë e huazimit me mundësi blerje në fund të edicionit.

Në karrierën e tij të Barcelona, Puig ka zhvilluar 19 ndeshje duke kontribuar me tri asistime./Insajderi.com