Arsenali qe tri vjet pa kapiten

Arsenali qe tri vjet pa kapiten

Një “superfuqi” e Ligës Premier duket se nuk do të arrijë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për herë të parë në dy dekadat e fundit.

Bëhet fjalë për Arsenal të drejtuar nga Arsene Wenger, që për momentin është jashtë katër vendeve të para, ndërsa në këtë edicion të Ligës së Kampioneve u eliminua nga Bayern Munich, me rezultatin e përgjithshëm 10-2.

Për çfarë po ndodh me Arsenal? Ka një lajm të mirë që e bën zgjidhjen më të lehtë sesa duket. Pas gjithçkaje, është mbresëlënëse të vesh re se asnjë kapiten zyrtar i klubit të Arsenal (ai që përcaktohet në fillim të sezonit) nuk ka luajtur në Ligën Premier gjatë tre viteve të fundit.

Hera e fundit që një kapiten i zyrtar i Arsenal ka luajtur në Ligën Premier ka qenë në nëntor 2014, kur Mikel Arteta ishe titullar në humbjen në shtëpi ndaj Manchester United.

Spanjolli nuk luajti më asnjë ndeshje për klubin e veriut të Londrës. Arsenal priti gjatë riaftësimin e trajnerit të dytë aktualisht te Manchester City, por ai nuk luajti derisa u tërhoq nga futbolli në verën e vitit 2016, kur Wenger emëroi si kapiten Per Mertesacker. Gjermani nuk luajti asnjë ndeshje në sezonin 2016-17 si pasojë dëmtimi.

Për të gjetur një kapiten të vërtetë lider te skuadra e Wenger duhet të shkojmë te Van Persie në vitin 2012, apo Cesc Fabregas, nga viti 2009 deri në vitin 2011. Kapitenët e tjerë në 30 vitet e fundit të Arsenal kanë qenë William Gallas, Thierry Henry, Patrick Vieira dhe Tony Adams. Pra, a është mungesa e kapitenit një nga problemet e Arsenal? Sezonet e fundit tregojnë që po. /telesport/