Arsene Wenger: RB Leipzig bëri dy gabime në humbjen e mbrëmshme

Arsene Wenger: RB Leipzig bëri dy gabime në humbjen e mbrëmshme

Ish trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, ka analizuar ndeshjen e mbrëmshme në mes të RB Leipzig vs Paris Saint-Germain. Ai i ka identifikuar dy gabime, të cilat, sipas tij i humbën ndeshjen ekipit gjerman.

“RB Leipzig, nuk arritën që të shfrytëzojnë fuqitë e veta për të cilat njihen dhe nëse nuk mund të bësh atë që e bënë më se miri, nuk mund të fitosh”, tha Wenger, transmeton Insajderi.

“Gabimi i dytë i tyre, është se ata nuk arritën të bllokojnë individualisht lojtarët e Paris Saint-Germain dhe kjo është fatale, marrë parasysh cilësitë individuale të tyre. Gjithashtu ata nuk kanë një sulmues tipik dhe e kishin të pamundur që të shkrinë epërsinë e pjesës së parë prej dy golave avantazh.”, përfundoi analizën Wenger./Insajderi.com.