
Legjenda e Arsenalit, Arsene Wenger pretendon se sulmuesi i Chelseas, Timo Werner do të jetë “favoriti për të qenë lojtari i Euro 2020”, transmeton Insajderi.
Wenger tha se e pëlqen cilësinë e vrapimit dhe mënyra se si i konverton ai mundësitë e tij në raste shënimi.
“Më pëlqen cilësia e vrapimeve të tij. Më pëlqen lëvizja e tij, ne e shohim shkallën e tij të konvertimit me numrin e shanseve që ai ka. Ai nuk është aq i mirë sa të thotë, por ai do të jetë absolutisht favoriti për të qenë lojtari i turneut”, ka thënë ai.
Sulmuesi gjerman u bashkua me Chelsean nga RB Leipzig për 47 milion dollarë verën e kaluar dhe ndihmoi skuadrën e tij ta fitoi Ligën e Kampionëve.
Ai shënoi 12 gola dhe 15 asistime në edicionin e tij debutues në Angli./Insajderi.com