Arsyeja pse La Liga nuk do ta implementojë teknologjinë e vijës së portës

Arsyeja pse La Liga nuk do ta implementojë teknologjinë e vijës së portës

La Liga ende nuk ka teknologjinë e vijës së portës, gjë që ka shkaktuar shumë polemika në Spanjë.

Një prej kampioneteve më të mëdha në futboll, ai spanjoll, ende nuk ka implementuar teknologjinë e cila determinon në rast se topi ka kaluar vijën e portës apo jo, shkruan Marca, përcjell Insajderi.

Pas kontroversisë së golit të papranuar të Leo Messit, të cilin argjentinasi e realizoi ndaj Valencias në fundjavë, është zbuluar se pse kampionati spanjoll nuk ka implementuar këtë teknologji.

E gjitha ka të bëjë me koston e kësaj teknologjie, e cila kap shifrën e 4 milionë eurove.

Përderisa ajo tashmë është prezente në pothuaj çdo ligë të madhe evropiane, e njëjta nuk mund të thuhet për La Ligan, e cila është në mungesë të një teknologjie të tillë.

Shuma e 4 milionë eurove është gjykuar si shumë e lartë nga zyrtarët në Spanjë, dhe shihet si një nga arsyet pse implementimi i saj nuk do të realizohet.

“Teknologjia mund të jetë sjellur në La Liga, por duhet të aprovohet nga FIFA, dhe La Liga nuk dëshiron të paguajë një shumë të tillë të parave”, tha drejtori i komitetit teknik të gjyqtarëve, Victoriano Sanchez Arminio për ‘Radio MARCA’

FIFA ka aprovuar një numër të licensimeve për teknologjinë britanike e cila kushton 4 milionë euro – Premierliga ishte kampionati i parë që e implementoi, me Bundesligan e Eredivisie të cilat e pasuan.

Sa i përket La Ligas, ata refuzuan të paguajnë pasi kanë zgjedhur ‘Media Coach’, një mjet i zhvilluar nga MediaPro që monitoron ndeshjet në detaje, por nuk është aprovuar nga FIFA.

Goli i mohuar i Leo Messit ka shkaktuar kontroversi të shumta në Spanjë, pasi mungesa e teknologjisë ishte vendimtare në rezultatin përfundimtar, dhe rrjedhën e takimit.

Kujtojmë se muajin e kaluar u konfirmua se VAR do të jetë pjesë e kampionatit spanjoll nga sezoni i ardhshëm. /Insajderi