Arsyeja pse Messi nuk po luan sonte ndaj Juventusit

Arsyeja pse Messi nuk po luan sonte ndaj Juventusit

Juventus dhe Barcelona po përballen në kuadër të xhiros së parafundit të Ligës së Kampionëve.

Barca është pranë kualifikimit në fazën e pas grupeve ndërsa shumë afër janë edhe italianët.

Kjo ka bërë që edhe trajnerët të kursejnë disa prej lojtarëve kryesor të ekipeve respektive.

Një ndër ta është edhe sulmuesi Lionel Messi, i cili nuk ka zënë vend në formacionin e parë të mysafirëve.

Mediat raportojnë se trajneri Ernesto Valverde nuk ka dashur të rrezikojë me lojtarin, i cili është paraqitur në të gjitha ndeshjet dhe se kohët e fundit është ankuar për një lëndim.

Edhe te Juventusi mungon një prej sulmuesve kryesor të ekipit, sulmuesi Mario Mandzukic.

Kujtojmë se pjesa e parë mes këtyre të dyja skuadrave ka përfunduar pa gola, 0-0.