Arsyet e dënimit të Kosovës e Shqipërisë nga FIFA

Arsyet e dënimit të Kosovës e Shqipërisë nga FIFA

FIFA ka njoftuar sot për dënime ndaj disa ekipeve kombëtare lidhur me incidente gjatë ndeshjeve të fundit kualifikuese, përfshirë brohoritje raciste, diskriminuese apo edhe manifestime fetare. 

Në mesin e shteteve të dënuara janë edhe Kosova e Shqipëria.  Kosova është gjobitur me 30 mijë franga (rreth 27 mijë euro) ndërsa Shqipëria për dy ndeshje është dënuar me 50 mijë franga.

Kosova është dënuar për shkak se tifozët kanë brohoritur thirrje raciste ndaj Serbisë gjatë ndeshjes kundër Kroacisë të zhvilluar në Shkodër.  Përveç kësaj, Kosova është dënuar për lejimin e futjes së mjeteve të ndaluar në stadium.  Për të njëjtën ndeshje, edhe kundërshtarët e Kosovës, kroatët, u dënuan për të njëjtat arsye: thirrje diskriminuese ndaj serbëve.

Në anën tjetër, Shqipëria është dënuar për ndeshjen ndaj Spanjës pasi që u lejuan mjete të ndaluara në stadium, ndërsa për ndeshjen kundër Maqedonisë u dënua për shkak se tifozët kanë kthyer shpinën derisa po intonohej himni i mysafirëve./Insajderi.com