
Art Gashi, nuk është më kryetar i klubit te basketbollit Peja, pasi ai ka dhënë dorëheqje pas nëntë viteve në krye të njërit nga klubet më të suksesshme të Kosovës.
Lajmin për dorëheqjen e tij, e ka dhënë vet Gashi, përmes rrjetit të tij social Facebook.
“Ky është viti im i nëntë si kryetar i klubit qysh kur jam zgjedh nga Kuvendi në shtator të vitit 2011. Pra, gati një dekadë në udhëheqje të njërit prej klubeve më të famshme të Kosovës dhe këtë e kam bërë me krenari e dinjitet edhe pse kam kaluar shumë sfida e probleme”, shkroi Gashi, transmeton Insajderi.
“Përmes këtij shkrimi dëshiroj ta bëj publike dorëheqjen time nga pozita e kryetarit, duke mos dashur ta çoj deri në fund mandatin tim të tretë dhe ta hap rrugë për dikënd, i cili ka më tepër kohë dhe mundësi që të angazhohet rreth klubit. Edhe pse gjithherë kam qenë i hapur për të gjithë kandidatët potencial mendoj se qëndrimi im ka prish punë. Disa nuk kanë ardhur nga respekti, e disa nga frika e përgjegjësisë duke e lënë mbi mua këtë barrë”, ka thënë Gashi ndër të tjera në letër dorëheqjen e tij./Insajderi.com.