
Menaxheri i Arsenal, Mikel Arteta dëshiron që klubi i Arsenal t’i ofrojë kontratë të re shqiptarit me prejardhje nga Gostivari, Shkodran Mustafi.
Daily Star, ka njoftuar se Arteta është impresionuar nga paraqitjet e lojtarit në ndeshjet e tij të fundit, duke udhëhequr mbrojtjen e ekipit nga Londra dhe ka biseduar me drejtuesit e klubit, duke ju propozuar atyre që të pregatisin një kontratë të re për Shkodranin, transmeton Insajderi.
Shkodran Mustafi në dy vitet e fundit, disa herë ka tentuar të largohet nga Arsenal, por klubet e interesuara për të nuk kishin arritur të gjenin gjuhën e përbashkët me klubin e lojtarit, prandaj ai mbeti në Londër dhe siç duket, do të vazhdojë të mbetet edhe për një kohë të gjatë./Insajderi.com